Irani arreston disa diplomatë të huaj për spiunazh, mes tyre zv.ambasadori britanik

Bota

Irani arreston disa diplomatë të huaj për spiunazh, mes tyre zv.ambasadori britanik

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Garda Revolucionare, ushtria ideologjike e Iranit, ka arrestuar diplomatë të huaj, duke përfshirë zëvendësambasadorin britanik, me akuza për “spiunazh”, njoftuan të mërkurën agjencitë e lajmeve Fars dhe Tasnim të Iranit dhe televizioni shtetëror.

Sipas informacioneve, diplomati britanik do të dëbohet nga vendi.

“Shërbimi i inteligjencës i Gardës Revolucionare identifikoi dhe arrestoi diplomatë të ambasadave të huaja që po spiunonin Iranin”,  raportoi Fars, duke sqaruar se njëri prej tyre, një britanik, u dëbua më pas nga vendi.

Televizioni shtetëror raportoi se Garda Revolucionare arrestoi disa të huaj, duke përfshirë të dërguarin e dytë më të lartë të Britanisë në Teheran, për aktivitete të dyshuara spiunazhi, si marrja e mostrave të tokës në zona të kufizuara. Megjithatë, nuk u raportua nëse të arrestuarit janë ende në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat