Kancelari Scholz analizon sjelljen e Putinit

Bota

Kancelari Scholz analizon sjelljen e Putinit

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 08:19
Olaf Scholz

Sipas mendimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz presindeti rus Vladimir Putin po zhvillon luftë kundër demokracive.

"Putini duket se ka frikë se shkëndija e demokracisë mund të kalojë edhe në vendin e tij. Kjo është arsyeja pse ai ka vite që ndjek një politikë që synon të shpërbëjë NATO-n dhe BE-në", tha Scholz në një intervistë për gazetën "Münchner Merkur". Putini dëshiron një Evropë të ndarë dhe kthim në një politikë zonash ndikimi. Por atij i duhej të pranonte se në vendet fqinjë përreth Rusisë është rritur një bashkësi shtetesh demokratike.

Image
Presidenti francez Emmanuel Macron, qendra, kancelari gjerman Olaf Scholz, djathtas dhe kryeministri italian Mario Draghi

Kancelari Scholz përsëriti në intervistë kërkesën e tij që Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina. "Është e qartë se një paqe e diktuar nga hiri i Putinit është e papranueshme”, theksoi Scholz. Ai iu referua gjithashtu sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. "Ne do të rezistojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme", - tha Scholz.

Lidhur me pretendimet se Gjermania po dërgon shumë vonë dhe shumë pak armë për ushtrinë ukrainase, kancelari Scholz tha: "Shumë nga ato që thuhen në këtë vend thjesht nuk janë të vërteta". Disa e nënvlerësojnë kompleksitetin e çështjes. "Kushdo që mendon se armët e luftës janë në dispozicion si automjetet tek sallonet tregtare, e ka gabim." - tha kancelari./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat