Ukraina shkatërron me raketa “Harpoon” anijen ruse

Bota

Ukraina shkatërron me raketa “Harpoon” anijen ruse

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 23:17
Ukrainë

Zyrtarë nga ushtria e Ukrainës kanë bërë të ditur se kanë arritur të godasin rimorkiatorin e marinës ruse “Vasiliy Bekh” në Detin e Zi duke përdorur dy raketa amerikane Harpoon.

Ushtria e Ukrainës publikoi edhe një video në Telegram, ku pretendohet se është momenti kur u sulmua anija ruse të mbushur me armatime, por video ende nuk është konfirmuar.

Pika natyrale që njerëzit përdorin për të trajtuar diabetin?

“Forcat tona detare goditën anijen ruse “Vasily Bekh” në Detin e Zi, e cila mbante sisteme raketore anti-ajror TOR. Më vonë u bë e ditur se anija u fundos”, tha Maxim Marchenko, kreu i administratës ushtarake në Odesa.

Ai shtoi se “Vasily Bekh” po transportonte municione dhe armë për ushtrinë në Detin e Zi, në ishullin e Gjarpërinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat