Forcat ukrainase kanë mungesë municioni, kërkojnë ndihmë nga ndërkombëtarët

Bota

Forcat ukrainase kanë mungesë municioni, kërkojnë ndihmë nga ndërkombëtarët

Nga: A.M Më: 12 qershor 2022 Në ora: 06:09
Foto ilustrim

Forcave ukrainase po u mbarojnë municionet ndërsa Rusia shton bombardimet e saj intensive, thanë zyrtarët mes raporteve për luftime rrugë më rrugë në qytetin e Sievierodonetsk.

Vitaly Kim, guvernator i rajonit të Mykolaiv në vijën e frontit jugor, tha se forcat e Vladimir Putin ishin shumë më të fuqishme dhe kërkoi më shumë ndihmë ndërkombëtare, raporton Independent, përcjell "Bota sot".

"Për momentin, kjo është një luftë artilerie ... dhe ne jemi pa municion," tha ai.

“Ndihma e Evropës dhe Amerikës është shumë, shumë e rëndësishme, sepse ne kemi nevojë vetëm për municion për të mbrojtur vendin tonë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat