Kanadaja ndalon eksportin e shërbimeve mbështetëse për industritë ruse të naftës, gazit dhe kimikateve

Bota

Kanadaja ndalon eksportin e shërbimeve mbështetëse për industritë ruse të naftës, gazit dhe kimikateve

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 17:36

Kanadaja ka njoftuar sanksione të reja ndaj Rusisë, duke ndaluar eksportet e 28 shërbimeve, të tilla si kontabiliteti dhe reklamat, që nevojiten për funksionimin e industrive ruse të naftës, gazit dhe kimikateve.

Ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly, tha se masat do të ndikojnë në tregtinë që përbën rreth 50 për qind të të ardhurave të buxhetit federal të Rusisë.

Qëkur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, Kanadaja ka vendosur sanksione ndaj më shumë se njëmijë e 70 individëve dhe subjekteve ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat