Tragjedi në Bangladesh,16 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur pas shpërthimit në një depo

Bota

Tragjedi në Bangladesh,16 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur pas shpërthimit në një depo

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 08:22
Tragjedia në Bangladesh

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur në një shpërthim në një depo pranë qytetit Chittagong në Bangladesh.

Njëzet prej të plagosurve janë në gjendje kritike me djegie që mbulojnë 60% deri në 90% të trupave të tyre, tha një mjek në spitalin që trajton të plagosurit për AFP.

Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur.

Disa nga kontejnerët në depo besohet të kenë depozituar kimikate, raportojnë mediat lokale.

Shpërthimi thuhet se theu xhamat e disa ndërtesave aty pranë dhe u ndje nga zona deri në 4 km (2.4 milje) larg, sipas gazetës lokale të lajmeve Prothomalo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat