Ukraina urdhëron arrestimin në mungesë të ish-presidentit të akuzuar për tradhti

Bota

Ukraina urdhëron arrestimin në mungesë të ish-presidentit të akuzuar për tradhti

Nga: A.SH Më: 23 maj 2022 Në ora: 22:39
Viktor Janukoviç

Ukraina ka urdhëruar arrestimin në mungesë të ish-presidentit Viktor Janukoviç, duke e akuzuar atë për tradhti.

Pretendimi lidhet me një marrëveshje që ai nënshkroi në 2010 për zgjatjen e qirasë së Rusisë për objektet detare në Krime, shkruan Sky News, përcjell Bota sot.

Marrëveshja, e njohur gjerësisht në Ukrainë si Pakti i Kharkiv, i lejoi Rusisë të mbante flotën e saj të Detit të Zi në portin e Krimesë të Sevastopolit.

Janukoviç, i cili u arratis në Rusi në vitin 2014 pas protestave masive, tashmë ka marrë një dënim me 13 vjet burg në mungesë për tradhti.

Ai rast lidhej me një letër që ai i dërgoi presidentit rus Vladimir Putin më 1 mars 2014, ku i kërkonte të përdorte forcat e ushtrisë dhe policisë ruse për të rivendosur rendin në Ukrainë.

Ai më herët ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas tha se një gjykatë e Kievit urdhëroi arrestimin e Janukoviçit sepse Pakti i Kharkiv i kishte mundësuar Rusisë të rriste numrin e trupave që kishte në Ukrainë dhe të kapte dhe aneksonte Krimenë në vitin 2014.

Veprimet e Janukoviçit kishin shkelur kushtetutën dhe "në dëm të sovranitetit, integritetit territorial dhe paprekshmërisë së mbrojtjes, sigurisë shtetërore dhe ekonomike të Ukrainës, i dhanë ndihmë një shteti të huaj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat