Ukraina kërkon të shkëmbejë të burgosurit rusë me trupat e plagosur në fabrikën e çelikut në Mariupol

Bota

Ukraina kërkon të shkëmbejë të burgosurit rusë me trupat e plagosur në fabrikën e çelikut në Mariupol

Nga: A.SH Më: 11 maj 2022 Në ora: 20:25
Njerëzit e mbledhur pranë një ndërtese banimi të shkatërruar në Mariupol

Kievi i ka bërë një propozim të ri Moskës në lidhje me dhjetëra trupat ukrainase të bllokuara ende në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ukraina i ka kërkuar Rusisë që të marrë në konsideratë shkëmbimin e mbrojtësve të plagosur rëndë në fabrikën e qytetit jugor me të burgosurit rusë të luftës.

E fundit u propozua nga zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk sot.

Megjithatë, ajo tha: "Nuk ka ende marrëveshje. Negociatat janë duke vazhduar."

Zonja Vereshchuk shtoi se qeveria po punon për një sërë opsionesh për t'i dhënë fund rrethimit të Azovstal, por pranon se asnjëra prej tyre nuk është e përsosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat