Presidenti i Këshillit të BE-së strehohet nga sulmet raketore në Ukrainë

Bota

Presidenti i Këshillit të BE-së strehohet nga sulmet raketore në Ukrainë

Nga: A.SH Më: 9 maj 2022 Në ora: 14:51
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është dashur të strehohet gjatë një vizite në Odesa për shkak të një sulmi raketor, sipas një zyrtari të BE-së.

Gjatë një takimi me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, "pjesëmarrësit duhej të ndërprisnin takimin për t'u strehuar pasi raketat goditën përsëri rajonin", raporton BBC, transmeton Bota sot.

Michel po vizitonte qytetin në jug-perëndim për të dëshmuar ndikimin e luftës së Rusisë në zinxhirët e furnizimit global.

Ai u informua nga kreu i marinës së Ukrainës në veçanti për dëmet e shkaktuara nga raketat ruse të lëshuara nga deti dhe ishte në gjendje të dëshmonte në dorë të parë shkatërrimin e një ndërtese banimi dhe ndikimin e saj tek civilët.

Diskutimet me kryeministrin, të cilave iu bashkua presidenti Volodymyr Zelensky përmes video-lidhjes nga Kievi, u fokusuan në mënyrën më të mirë që BE-ja mund të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në përmbushjen e sfidave humanitare, ekonomike dhe ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat