Zëvendëskryeministri rus viziton Mariupolin: Do ndihmojmë në rivendosjen e jetës paqësore

Bota

Zëvendëskryeministri rus viziton Mariupolin: Do ndihmojmë në rivendosjen e jetës paqësore

Më: 8 maj 2022 Në ora: 22:42
Qyteti port i Mariupol

Zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin ka vizituar qytetin ukrainas të Mariupolit ditën e sotme, që është zyrtari më i lartë i qeverisë ruse që shkel në qytetin ukrainas pas javësh të bombardimeve ruse.

Kam vizituar territoret e çliruara të DNR [Republika Popullore e Donetsk] dhe LNR [Republika Popullore e Luhansk]. Kam vizituar Mariupol, Volnovakha, Luhansk dhe qytete të tjera dhe kam biseduar me vendasit.

Në rajone fillon rivendosja e jetës paqësore, duhet shumë punë. Ne do të ndihmojmë. Në veçanti, është e nevojshme të kryhet një punë në shkallë të gjerë për të ofruar ndihmë humanitare “– tha Khusnullin

Në përgjigje, Petro Andrushenko, një këshilltar i kryetarit të zgjedhur ukrainas të Mariupolit, tha se Khusnullin kishte vizituar portin detar të Mariupolit.

Përveç grabitjes banale, vizita të tilla kanë të bëjnë gjithnjë e më shumë me përpjekjet për të integruar territoret e pushtuara drejtpërdrejt në Rusi,” tha Andrushenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat