Forcat ruse brenda fabrikës së çelikut Azovstal

Bota

Forcat ruse brenda fabrikës së çelikut Azovstal

Më: 5 maj 2022 Në ora: 08:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për herë të parë, forcat ruse kanë arritur të futen thellë në Azovstal në Mariupol dhe ka të ngjarë të operojnë brenda fabrikës së çelikut, tha Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në vlerësimin e tij të situatës ushtarake të së mërkurës.

Lajmi vjen pas disa ditë luftimesh të ashpra në fabrikën e çelikut, ku po qëndrojnë luftëtarët e fundit të Ukrainës në qytet, së bashku me qindra civilë.

Think-tanku me bazë në SHBA tha gjithashtu se mbrojtja e Ukrainës ka penguar kryesisht përparimet ruse në Ukrainën lindore.

Forcat ukrainase deri më tani i kishin penguar forcat ruse nga bashkimi i ofensivave të tyre në juglindje të Izyum dhe në perëndim të vijës së frontit Donetsk-Luhansk.

Në Ukrainën perëndimore, përpjekjet ruse për të ndërprerë dërgesat e ndihmave në Ukrainë nga vendet perëndimore dhe për të ngadalësuar përpjekjet e ri-furnizimit me armë kanë rezultuar gjithashtu të pasuksesshme, tha ISW.

Forcat ruse kishin intensifikuar sulmet ajrore kundër infrastrukturës së transportit pranë stacioneve hekurudhore në Lviv dhe Transcarpathia të enjten, por në fund nuk arritën të shkaktonin dëme serioze./M.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat