Qindra civilë i shpëtojnë rrethimit të Mariupolit

Bota

Qindra civilë i shpëtojnë rrethimit të Mariupolit

Më: 5 maj 2022 Në ora: 06:24
Foto ilustrim

Më shumë se 300 civilë mbërritën në Zaporizhzhia më 4 maj nga Mariupol dhe zonat përreth, pas një operacioni të ri të kalimit të sigurt të koordinuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), palët në konflikt dhe Kombet e Bashkuara.

Të martën, disa dhjetëra civilë u larguan nga zona e uzinës Azovstal në Mariupol dhe arritën në Zaporizhzha gjatë një operacioni kalimi të sigurt pesë-ditor, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

"Ne jemi të lehtësuar që më shumë jetë janë kursyer," tha Pascal Hundt, kreu i delegacionit të KNKK-së në Ukrainë.

“Ne mirëpresim përpjekjet e rinovuara të palëve në lidhje me operacionet e kalimit të sigurt. Ato mbeten vendimtare dhe urgjente në dritën e vuajtjeve të jashtëzakonshme të civilëve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat