Disa punonjës të ambasadës së Koresë së Jugut kthehen në Kiev

Bota

Disa punonjës të ambasadës së Koresë së Jugut kthehen në Kiev

Nga: M.H. Më: 2 maj 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Ambasadori i Koresë së Jugut në Ukrainë, së bashku me disa anëtarë të stafit nga ambasada në Kiev, u kthyen në qytet të shtunën dhe do të rifillojë operacionet të hënën, tha ministria e jashtme e Koresë së Jugut.

Ambasadori Kim Hyung-tae dhe anëtarët e stafit u kthyen në kryeqytet nga Chernivtsi, në Ukrainën perëndimore.

Qyteti ishte një nga dy vendet ku ambasada ka funksionuar zyra të përkohshme, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Ambasada do të kryejë punë diplomatike dhe do të mbrojë qytetarët e Koresë së Jugut duke bashkëpunuar ngushtë me qeverinë ukrainase nga Kievi”, tha ministria.

Punonjësit e mbetur të ambasadave në Chernivtsi dhe Rumani mund të kthehen gradualisht në Kiev, në varësi të situatës lokale, shtoi ministria.

Ambasada e Koresë së Jugut u largua nga Kievi më 2 mars për shkak të përshkallëzimit të dhunës në rajonin e kryeqytetit dhe filloi të punojë nga zyrat e përkohshme në qytetet ukrainase të Lviv dhe Chernivtsi. Zyrat në Lviv u mbyllën më 18 mars.

Ministria e jashtme tha se ka gjithashtu zyra të përkohshme në Rumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat