Guvernatori i Belgorod: Zjarr në një lokacion të ministrisë ruse të mbrojtjes - guvernatori i Belgorod

Bota

Guvernatori i Belgorod: Zjarr në një lokacion të ministrisë ruse të mbrojtjes - guvernatori i Belgorod

Nga: M.H. Më: 1 maj 2022 Në ora: 22:44
Tensionet Ukrainë - Rusi

Një zjarr shpërtheu në një lokacion të ministrisë ruse të mbrojtjes afër kufirit me Ukrainën, sipas guvernatorit të rajonit Belgorod.

Një person ka pësuar lëndime të lehta, tha Vyacheslav Gladkov në Telegram, përcjell “Bota sot”.

Guvernatori i një rajoni tjetër rus pranë kufirit me Ukrainën, Kursk, tha se një pjesë e një ure hekurudhore të mallrave ishte shembur, pa viktima.

"Ishte sabotim, është hapur një çështje penale. Autoritetet përgjegjëse për hetimin do ta zgjidhin çështjen," tha guvernatori Roman Starovoyt në Telegram, pa përmendur forcat ukrainase.

Rusia e ka akuzuar shpesh Ukrainën për sulme në territorin e saj pranë kufirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat