Mediumi britanik sjell pamje që tregojnë se si edhe Hitlerit i dridhej dora, sikurse tani Putinit

Bota

Mediumi britanik sjell pamje që tregojnë se si edhe Hitlerit i dridhej dora, sikurse tani Putinit

Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:50
Vladimir Putin

Mes thashethemeve për shëndetin e tij të dobët, një video që tregon dridhjen e dorës së Vladimir Putin teksa ai përshëndeti liderin e Bjellorusisë u rishfaq këtë javë.

Videoja, e cila thuhet se u filmua pak para fillimit të agresionit rus të Ukrainës në shkurt, e tregoi atë duke “u mbajtur për karrige” si dhe duke e mbajtur dorën në gjoks për të ndaluar atë të dridhej ndërsa përshëndetej me Aleksandër Lukashenkon.

 

Kjo nxiti spekulime të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore pasi pamjet dhe imazhet u shfaqën që tregonin fytyrën e tij të fryrë dhe qëndrimin “e shtrirë”.

 

Por, siç shkruan Daily Mail, skenat e “vështirësive të dukshme” të Putinit të kujtojnë një video që tregonte gjendjen e dobët të shëndetit të Adolf Hitlerit, ndërsa Gjermania përballej me humbjen totale në Luftën e Dytë Botërore.

Në atë që ishte një nga herët e fundit që diktatori u pa i gjallë jashtë bunkerit të tij në Berlin, një video propagandistike e filmuar në prill 1945 e shfaqte atë duke dekoruar anëtarët e Rinisë Hitleriane që ishin thirrur për të mbrojtur Berlinin.

Filmi duket se tregonte se si Hitleri ishte ende në komandë, edhe kur trupat e Bashkimit Sovjetik po futeshin në kryeqytet.

Por një pjesë e dukshme e pamjeve u shkëput nga versioni përfundimtar dhe supozohej se ishte shkatërruar.

videoja, e cila u zbulua në një laborator filmi në Gjermaninë Lindore në vitet 1970, tregoi dorën e majtë të liderit nazist duke u dridhur fuqishëm teksa ai e mbante pas shpine ndërsa përshëndeste oficerët ushtarakë gjatë të njëjtit udhëtim jashtë bunkerit të tij.

Shumë historianë dhe ekspertë besojnë se Hitleri vuante nga sëmundja e Parkinsonit në kohën kur u filmua videoja – gjendje që pengon kontrollin e muskujve dhe dëmton lëvizshmërinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat