Shefi i Pentagonit: Ukraina mund ta fitojë luftën nëse ka pajisjet e duhura

Bota

Shefi i Pentagonit: Ukraina mund ta fitojë luftën nëse ka pajisjet e duhura

Nga: H.O. Më: 25 prill 2022 Në ora: 09:40
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjithashtu ka folur - duke u kthyer nga një udhëtim i delegacionit amerikan në Kiev dje, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ai thotë se rrugës për në kryeqytet dukej sikur gjërat kishin filluar të normalizoheshin.

Austin thotë se natyra e luftës në Ukrainë ka evoluar kështu që ka nevojë për armë me rreze të gjatë dhe ka shprehur nevojën për tanke. Ai thotë se është e vështirë për SHBA-në të gjurmojë se çfarë ndodh me armët e transferuara në Ukrainë, pasi nuk ka forca amerikane në terren. Por ai foli me ukrainasit për t'u siguruar që armët të gjurmohen sa më mirë që të jetë e mundur.

"Hapi i parë për të fituar është të besosh se mund të fitosh... Ne besojmë se ne mund të fitojmë, ata mund të fitojnë nëse kanë pajisjet e duhura, mbështetjen e duhur," thotë ai.

Shefi i Pentagonit shton se Zelensky ishte mirënjohës për gjithçka që SHBA po bën, por është i fokusuar në atë që i nevojitet më pas për të qenë i suksesshëm./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat