Testi i raketës ruse nuk është kërcënim

Bota

Testi i raketës ruse nuk është kërcënim

Nga: V.N Më: 20 prill 2022 Në ora: 19:09
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, foli para gazetarëve pak kohë më parë

Disa reagime tani ndaj testit të Rusisë të një rakete të re balistike ndërkontinentale me aftësi bërthamore, shkruan BBC, transmeton Bota sot. 

Pentagoni thotë se masa nuk është një kërcënim për SHBA-në dhe aleatët e saj, pasi Moska "e njoftoi siç duhet" Washingtonin për testin sipas detyrimeve të traktatit të saj bërthamor.

"Nuk ishte një surprizë," u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Pak më parë, Putin tha se raketa e re Sarmat - e aftë për të goditur objektiva me rreze të gjatë - ishte ushqim për mendim për ata që përpiqen të kërcënojnë Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat