Australia: Përdorimi i armëve kimike nga Rusia, do të ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar

Bota

Australia: Përdorimi i armëve kimike nga Rusia, do të ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar

Më: 12 prill 2022 Në ora: 07:27
Ukrainë

Ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne ka thënë se nëse konfirmohet përdorimi i armëve kimike nga ana e Rusisë në Ukrainë, atëherë kjo do të shënonte një shkelje të mëtejshme të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

“Ka raporte jashtëzakonisht shqetësuese nga Ukraina këtë mëngjes në lidhje me përdorimin e armëve. Nëse ato konfirmohen, kjo do të jetë një shkelje ligjit ndërkombëtar”, është shprehu ajo.

Ajo ka thënë se Australia do të punojë për të përcaktuar vërtetësinë e këtyre raportime, shkruan Sky News.

“Australia do të punojë me homologët  për të përcaktuar vërtetësinë e këtyre raporteve dhe ne pastaj do të kemi më shumë për të thënë”, është shprehur tutje Payne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat