Daullexhinjtë tradicionalë të Ramazanit, zgjojnë besimtarët në Damask, Siri

Bota

Daullexhinjtë tradicionalë të Ramazanit, zgjojnë besimtarët në Damask, Siri

Më: 9 prill 2022 Në ora: 21:59

Daullexhinte tradicionalë sirianë të muajit të Ramazanit, të njohur si ‘Musarati’ dilnin para agimi në rrugët e kryeqytetit Damask për të zgjuar muslimanët agjërues në vaktin e parë të “Syfyrit”.

Daullexhiu i vjeter Hassan Alrashi, thotë se tradita daton prej kohëve kur nuk kishte orë me zile.

“Të parët tanë mbështeteshin vetëm te Musaharati për t’u zgjuar, pasi asokohe nuk kishte zile apo celularë”.

“Tani kohët kanë ndryshuar por njerëzit në vendin tonë nuk i harrojnë traditat e tyre.

“Edhe personazhi i Musaratit është pjesë e traditave kështu që ne nuk do ta harrojmë apo braktisim”.

“Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit fëmijët nuk flenë derisa të dëgjojnë Musaratin dhe daullen e tyre.

Musarati tjetër Sharif Harsho, tregon se dhe daullet e tyre janë të krijuara si në kohën e traditës së vjetër.

“Këtë e bëj vetëm me zërin tim, me një daulle të thjeshtë me lëkurë dhie, dhe këtë shkop të drunjtë”.

“Daulja është e njëjtë me atë që është përdorur në të kaluarën, nuk ka ndryshuar gjatë epokave”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat