Eksperti amerikan zbulon arsyen pse Erdogan po ndërmjetëson bisedimet Rusi-Ukrainë

Bota

Eksperti amerikan zbulon arsyen pse Erdogan po ndërmjetëson bisedimet Rusi-Ukrainë

Nga: A.ZH Më: 3 prill 2022 Në ora: 09:43
Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, po ndërmjetëson bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi dëshiron të përdorë momentin për t'i treguar perëndimit se ai mund të jetë një lider global.

Ai ka thënë se Erdogan është i vetëdijshëm që për shkak të veprimeve të tij, Turqia ka qenë e izoluar ndërkombëtarisht në vitet e fundit dhe se anëtarët kryesorë të NATO-s janë të gatshëm të përjashtojnë Turqinë nga NATO për shkak të orientimit të politikës së jashtme të Ankarasë, përcjell Bota sot.

Ben-Meir kujton se si jo shumë kohë më parë, presidenti turk injoroi kundërshtimin e SHBA-së dhe NATO-s ndaj blerjes nga Turqia të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 të prodhuar nga Rusi, gjë që nxitit sanksionet nga Perëndimi, përfshirë administratën Biden.

Reagimi i Ben-Meirit në Facebook:

Erdogan e di se anëtarët kryesorë të NATO-s janë të gatshëm të përjashtojnë Turqinë nga NATO për shkak të orientimit të politikës së jashtme të Ankarasë. Veprimet e Erdoganit ishin kundër Perëndimit dhe ai po lëvizte hapur drejt Lindjes. Tani ai dëshiron të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke përdorur pushtimin rus të Ukrainës si një mundësi për t'u parë si një lider botëror.

Presidenti i Turqisë Erdogan po ndërmjetëson bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë në mënyrë që të përdorë momentin për t'i treguar perëndimit se ai mund të jetë një lider global. Por ai duhet të jetë i vetëdijshëm se jo shumë kohë më parë ai injoroi kundërshtimin e SHBA-së dhe NATO-s ndaj blerjes nga Turqia të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 të prodhuar nga Rusia, i cili është krejtësisht i papajtueshëm me sistemet e NATO-s, gjë që detyroi SHBA-në të aplikonte sanksione në sektorin turk të mbrojtjes.

Erdogan është i vetëdijshëm se për shkak të veprimeve të tij, Turqia ka qenë e izoluar ndërkombëtarisht në vitet e fundit. Tensionet e tij me pothuajse çdo vend të madh perëndimor, përfshirë administratën e Bidenit, janë shkaktuar nga pozicioni i tij ndaj Greqisë dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat