Pakistani dërgon ndihmë urgjente në Ukrainë

Bota

Pakistani dërgon ndihmë urgjente në Ukrainë

Nga: M.H. Më: 16 mars 2022 Në ora: 06:43
Ukrainë

Pakistani dërgoi dy avionë C-130 me ndihmë humanitare në Ukrainë të martën mbrëma, sipas ministrit të jashtëm pakistanez Shah Mehmood Qureshi.

Duke folur në bazën ajrore Noor Khan në kryeqytetin pakistanez ndërsa avionët niseshin, Qureshi tha se ndihma u dërgua me kërkesë të Ambasadës së Ukrainës në Islamabad, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ndihma përfshin, tenda, batanije, çanta gjumi, gjeneratorë, sapun, larje dore, ilaçe dhe ushqime të konservuara.

Pakistani "dëshiron që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe diplomacisë", tha Qureshi, duke shtuar se ndihma po dërgohet në bazë të "historisë së gjatë të marrëdhënieve të mira të Pakistanit me Ukrainën"./BOTASOT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat