Nuk kanë të ndalur kompanitë që po pezullojnë biznesin në Rusi, Pepsi është gjiganti më i fundit që e ka bërë këtë

Bota

Nuk kanë të ndalur kompanitë që po pezullojnë biznesin në Rusi, Pepsi është gjiganti më i fundit që e ka bërë këtë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Duket se presidenti rus Vladimir Putin nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur vendosi të fillojë pushtimin e Ukrainës, pasi çdo ditë e më shumë kompani të mëdha nga e mbarë bota po pezullojnë punën në Rusi.

E ndër të shumtat është edhe PepsiCo Inc, që ka njoftuar se do të pezullojë shitjen e pijes freskuese në Rusi.

Një vendimi të tillë pas sanksioneve nga Perëndimi, i janë bashkuar edhe Samsung, Zara, Apple e shumë kompani tjera, duke e ndëshkuar rëndë Putinin për agresionin rus në Ukrainë.

Kompania Pepsi përmes një kumtese ka njoftuar se po pezullon të gjitha investimet kapitale, marketingut dhe aktivitet promovuese në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat