Krimi brutal, i riu vret të dashurën në vaskë me acid

Bota

Krimi brutal, i riu vret të dashurën në vaskë me acid

Më: 31 janar 2022 Në ora: 16:22
E reja u gjet e vdekur në një vaskë plot me acid, në të cilën e kishte vendosur partneri i saj.

Një 20-vjeçare në Sydney të Australisë ka humbur jetën në mënyrë të tmerrshme. E reja u gjet e vdekur në një vaskë plot me acid, në të cilën e kishte vendosur partneri i saj.

Ky i fundit gjithashtu 20 vjeç është arrestuar me akuzën e vrasjes me paramendim, ndërsa fqinjët e çiftit kanë qenë ata që kanë lajmëruar autoritetet.

Sipas mediave vendase, e reja u gjet në një vaskë me “kimikate gërryese” dhe partneri i saj dyshohet se ka rrëfyer se e ka futur aty pas një sherri të ashpër për një skenë xhelozie.

Trupi i vajzës u gjet i deformuar për shkak të acidit. “Vendi i ngjarjes ishte plot me informacione për policinë. Kur arritëm atje, gjetëm kimikate gërryese dhe trupin në vaskë”, tha Jilie Boon, zëdhënëse e policisë.

Image
E reja u gjet në një vaskë me “kimikate gërryese”
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat