Regjistrohet vdekja e parë nga varianti Omicron në Korenë e Jugut

Bota

Regjistrohet vdekja e parë nga varianti Omicron në Korenë e Jugut

Më: 3 janar 2022 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Vdekja e parë si pasojë e infektimit me llojin e ri omicron të virusit korona është shënuar sot në Korenë e Jugut.

Agjencia Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se pacienti i vdekur ishte në moshën 90-vjeçare, si dhe se ai jetonte në një shtëpi pleqsh, raporton AP.

Një deklaratë nga agjencia shtoi se personi mori dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 në tetor.

Gjithsej 21 persona rezultuan pozitivë për koronavirus në shtëpinë e të moshuarve dhe në tre prej tyre u konfirmua varianti i ri omicron.

Koreja Jugore ka konfirmuar deri më tani 1.318 raste të infektuar me omicron dhe ekspertët e shëndetësisë pohojnë se ky variant mund të zëvendësojë deltën dhe do të bëhet dominues në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat