Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për ndihmat ndaj Afganistanit

Bota

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për ndihmat ndaj Afganistanit

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 19:05
Provinca Ghazni në Afganistan

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka adaptuar një rezolutë që e ndihmon rrjedhjen e ndihmave humanitare për Afganistanin.

Kjo ndërkohë që vendi i shkatërruar nga lufta është në prag të një krize humanitare pasi militantët talebanë morën pushtetin në gusht.

Rezoluta e miratuar në mënyrë anonime më 22 dhjetor tha se pagesa e fondeve, aseteve të tjera financiare dhe sigurimi i mallrave e shërbimeve të nevojshme për të ofruar asistencën me kohë ose për të mbështetur aktivitete të tilla, janë të lejuara.

Misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OKB tha në Twitter se “rezoluta do të ndihmojë të shpëtojë jetë duke siguruar që regjimi i sanksioneve të vitit 1988 nuk përbën asnjë pengesë për ofrimin e ndihmës humanitare”.

“Kjo i përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë asaj që komuniteti humanitar kanë thënë se i duhet”, thanë ata tutje.

Që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit, komuniteti ndërkombëtar ka refuzuar t'i njohë ata si sundimtarë të rinj, duke u kërkuar militantëve të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe të garantojnë të drejtat themelore të njeriut të të gjithë afganëve.

Donatorët kryesorë globalë kanë bllokuar pjesën më të madhe të ndihmës së tyre për vendin dhe rezervat e bankës qendrore afgane të mbajtura jashtë vendit gjithashtu janë ngrirë.

Rezoluta e OKB-së thotë se lirimi i ndihmës humanitare mbështet "nevojat themelore njerëzore në Afganistan" dhe "nuk është një shkelje" e sanksioneve të vendosura ndaj subjekteve të lidhura me talebanët.

Një sondazh i Programit Botëror të Ushqimit (ËFP) javën e kaluar tregoi se rreth 98 për qind e afganëve nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë, me shtatë në 10 familje që huazojnë ushqimin, gjë që i shtyn ata më thellë në varfëri.

Çmimet e ushqimit, karburantit dhe për disa gjëra të tjera janë rritur, duke u bërë ato të paarritshme për shumë njerëz dhe presioni mbi vlerën e valutës afgane e ka përkeqësuar situatën.

Në fillim të muajit, Banka Botërore tha se donatorët kishin miratuar transferimin e 280 milion dollarëve nga një fond i ngrirë besimi te dy agjenci humanitare për të ndihmuar Afganistanin t'i përgjigjet krizës humanitare.

Gjatë sundimit taleban të Afganistanit 1996-2001, militantët i ndaluan grave dhe vajzave arsimimin dhe jetën publike, urdhëruan mjekrën për burrat dhe pjesëmarrjen në lutje, ndaluan sportet dhe argëtimin dhe kryen ekzekutime publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat