​Skoci: Gratë e akuzuara si shtriga do të falen pas vdekjes

Bota

​Skoci: Gratë e akuzuara si shtriga do të falen pas vdekjes

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Mijëra gra të akuzuara për magji në Skoci mes viteve 1563 dhe 1736 do të falen dhe rehabilitohen pas vdekjes, shkruan Sunday Times.

Gjuetia e Madhe Skoceze e Shtrigave të vitit 1597 filloi pasi mbreti James VI i Skocisë miratoi Ligjet e Shtrigave, duke rezultuar në një seri gjyqesh në të gjithë vendin për rreth 400 njerëz, kryesisht gra dhe vajza, të akuzuar për forma të ndryshme të diabolizmit.

Projektligji për këtë çështje në Parlamentin skocez dha mbështetjen e administratës së ministres së parë të Skocisë, Nicola Sturgeon.

Natalie Don, një deputete nga Partia Kombëtare Skoceze, thotë se projektligji mund të miratohet verën e ardhshme.

“Është e drejtë të korrigjohet ky gabim, të falen këta persona të kriminalizuar, kryesisht femra”, tha ajo.

Një peticion në kuadër të fushatës "Shtrigat e Skocisë" kërkon një falje zyrtare dhe një memorial në njohjen e shtrigave skoceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat