Drejtori ekzekutiv i Pfizer, me përhapjen e Omicronit njerëzit mund të kenë nevojë për dozën e katërt të vaksinës

Bota

Drejtori ekzekutiv i Pfizer, me përhapjen e Omicronit njerëzit mund të kenë nevojë për dozën e katërt të vaksinës

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, ka thënë se njerëzit mund të kenë nevojë edhe për dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19, dhe atë më shpejtë sesa që ishte pritur kjo për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron.

Pfizer dhe BioNtech kishin publikuar rezultatet nga studimi në laborator, që tregon se edhe doza e tretë është efektive në luftën kundër variantit Omicron, derisa doza e dytë paksa zbeh mbrojtjen kundër këtij infeksioni.

Megjithatë kanë bërë të ditur se dy dozat ofrojnë mbrojtje nga ky variant, por se disa kanë nevojë për imunitet më të fortë dhe për këtë arsye duhet të marrin edhe doza tjera.

Bourla theksoi se nga studimi në laborator është testuar variant i ri i COVID-19, por se sipas tij duhen kryer edhe teste tjera për të qenë sa më të saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat