SHBA do të kufizojë udhëtimet nga Afrika e Jugut dhe në shtatë vende të tjera për shkak të variantit Omicron

Bota

SHBA do të kufizojë udhëtimet nga Afrika e Jugut dhe në shtatë vende të tjera për shkak të variantit Omicron

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:55
Biden

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të premten se SHBA do të kufizojë udhëtimet nga Afrika e Jugut dhe shtatë vende të tjera duke filluar nga e hëna për shkak të variantit të ri të coronavirusit.

Sipas CNN, duke vepruar sipas këshillave të ekspertit të sëmundjeve infektive, Anthony Fauci dhe të CDC, administrata Biden do të kufizojë udhëtimet nga Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Eswatini, Mozambiku dhe Malavi.

Vendimi për të kufizuar udhëtimin vjen pasi qeveria federale është ende duke u përpjekur të mësojë më shumë rreth variantit të ri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se mutacioni i ri i coronavirusit është “variant shqetësues”.

Varianti, me emrin Omicron, u raportua për herë të parë në OBSH nga Afrika e Jugut më 24 nëntor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat