Bilanci tragjik i Covid-19/ Pesë milionë vdekje në botë

Bota

Bilanci tragjik i Covid-19/ Pesë milionë vdekje në botë

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 11:23
Ilustrim

5 milionë njerëz në botë kanë rënë viktima të Covid-19 që prej përhapjes së sëmundjes në fillim të 2020-ës. Pandemia pritet të ndryshojë intensitet pas çdo vale dhe imuniteti global pritet të përforcohet përmes vaksinave.

Bilanci botëror i Covid-19 e kaloi pragun e 5 milionë vdekjeve rreth 22 muaj nga rastet e para në qytetin kinez të Uhanit.

Universiteti amerikan Xhon Hopkins tregoi të hënën se gjysma e të gjitha viktimave janë raportuar nga vendet me të ardhura mbi mesataren, si SHBA-ja me 745 mijë jetë të humbura, Bashkimi Europian, Britania e Madhe dhe Brazili.

Vlerësohet se shifra reale mund të jetë dy-tri herë më e lartë sesa raportohet, edhe numri global i të infektuarve që tani është afër 250 milionë.

Ndërkohë vendet si Australia, Tajlanda dhe Izraeli hapën të hënën kufijtë ajrorë për turistët e huaj, të vaksinuar.

Australia ka qëndruar e izoluar prej gati 600 ditësh, që nga marsi i vitit 2020.

"Është ndjesi e mrekullueshme, edhe pse ndjej mërzi që nuk takova dot tim atë një javë më parë, se ndërroi jetë."

"Po kthehem me besim të plotë ngaqë është hequr edhe faktori 14-ditor i karantinës, se ndryshe s'do isha kthyer."

Ekspertët thonë se vaksinimet do e kushtëzojnë ecurinë e pandemisë.

Europa po hyn në stinën e dimrit dhe ka rifilluar të raportojë rekorde vdekjesh teksa shtetet lindore refuzojnë vaksinat ndërsa në Perëndim, ku shumica janë të vaksinuar, po ulet mbrojtja imunitare.

Të pavaksinuarit pritet të preken më fort nga vala goditëse në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat