Kapen 450 kilogramë drogë në Australi, dërgesa më e madhe në histori të vendit

Bota

Kapen 450 kilogramë drogë në Australi, dërgesa më e madhe në histori të vendit

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 12:43
Droga e sekuestruar

Policia australiane kanë njoftuar se kanë arritur të kapin rreth 450 kilogramë drogë ilegale – dërgesa më e madhe e zbuluar ndonjëherë në vend.

Ato u kapën brenda një kontejneri me pllaka të dërguar nga Malajzia në Melburn, kurse aksioni rezultoi me një person të arrestuar, raporton DW.

“450 kilogramët e drogës së paligjshme të kapur në bust kanë një vlerë të vlerësuar prej 90 milionë eurosh dhe përbëjnë ngarkesën më të madhe të heroinës të zbuluar ndonjëherë në Australi”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Sipas Policisë Federale të Australisë, me zhvillimin e këtij operacioni, janë shpëtuar 225 jetë të njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat