Ky është deti më i ndotur në botë

Bota

Ky është deti më i ndotur në botë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 16:27
Deti Mesdhe

13700 ton mbetje plastike përfundojnë në vit në detin Mesdhe, që është një ndër më të ndoturit në nivel botëror. Nga këto, 3700 ton notojnë në sipërfaqe.  Ndërkohë që mendohet se në nivel botëror gjenden më shumë se 250 mijë ton detrite plastike, çka ndikon shumë negativisht në mjedisin ujor dhe në Tokë.

Nga vitet 50, prodhimi i plastikës është rritur në nivele të jashtëzakonshme, dhe vetëm që nga vitit 2019 deri më sot në botë janë prodhuar 368 mln ton plastikë. Nga kjo sasi, një pjesë e madhe përfundon si mbetje në dete e oqeane.

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Kufijte e Shkencave Detare, deti Mesdhe është një pikë e nxehtë për ndotjen si pasojë e plastikës. Janë disa arsye për këtë gjë, duke nisur që është një zonë ku brigjet janë shumë të populluara, peshkimi, lundrimi, turizmi, dhe në fund qarkullimi i limituar i fluksit të rrymave drejt oqeanit Atlantik.

Gjithashtu Mesdheu është i pasiur me biodiversitet, që e bën të jetë një zonë me interes të lartë për konservimin e specieve detare. Kështu ndotja nga plastika godet të gjitha nivelet e biodiversitetit, duke hyrë prej kohësh tashme në zinxhirin ushqimor njerëzor.

Nga analizat e kryera, rezulton se brigjet e Turqisë dhe Greqisë janë më të ndotura me mikroplastika, ndërsa brigjet e Algjerisë, Shqipërisë por edhe Turqisë janë të mbushura me makroplastika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat