Banorët e një fshati në Guatemalë mbajnë peng ekipin e vaksinimit kundër coronavirusit

Bota

Banorët e një fshati në Guatemalë mbajnë peng ekipin e vaksinimit kundër coronavirusit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Banorët kundër vaksinimit të një fshati në Guatemalë “morën rob dhe mbajtën” një ekip infermierësh që po përpiqeshin të administronin vaksinat kundër coronavirusit të hënën, thanë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, ekipi u mbajt për rreth shtatë orë në fshatin Nahuila, në provincën e Alta Verapaz, në veri të qytetit të Guatemalës.

Fshatarët thanë se nuk donin të vaksinoheshin, dhe më vonë bllokuan një rrugë dhe ua shfrynë gomat e veturës së infermierëve. Një ftohës dhe rreth 50 doza vaksine u shkatërruan.

Policia dhe zyrtarët lokalë negociuan më vonë për lirimin e tyre.

Zyrtarët thanë se kishin hasur më parë në fshatra që refuzuan ekipet e vaksinimit, por Gabriel Sandoval, drejtori i departamentit të shëndetësisë krahinore, tha se ishte hera e parë që ata përballeshin me një kundërshtim të tillë fizik.

“Shumë njerëz nuk besojnë në prezencën e sëmundjes”, tha Sandoval. “Ka një përplasje të kulturave”.

Ndryshe, Guatemala ka parë 566,636 raste të konfirmuara të coronavirusit dhe 13,750 vdekje nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat