​Shembet një pjesë e vullkanit në La Palma

Bota

​Shembet një pjesë e vullkanit në La Palma

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Një pjesë e vullkanit në ishullin Kanarie të La Palma është shembur pjesërisht, duke rritur rrjedhën e lavës në det, njoftoi sot televizioni shtetëror spanjoll RTVE.

Shkëmbi nën temperaturat mbi 1000 gradë Celsius, u shemb në të njëjtën mënyrë si më parë dhe për këtë arsye nuk nevojiten evakuime të reja.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar një program ndihme prej 206 milionë euro për ata që preken nga vullkani.

Llava deri më tani ka shkatërruar më shumë se një mijë ndërtesa dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe infrastrukturën e ishujve.

Më shumë se 5.500 njerëz duhej të linin shtëpitë e tyre. Vullkani në La Palma jugore, i vizituar nga më pak turistë se ishujt e tjerë Kanarie si Tenerife, Gran Canaria, Fuerteventura ose Lanzarote, shpërtheu më 19 shtator për herë të parë në 50 vjet.

Vullkanologët aktualisht nuk janë në gjendje të përcaktojnë se sa kohë do të jetë aktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat