Zbuluan receptorët për temperaturën dhe prekjen/Dy shkencëtarë amerikanë fitues të çmimit Nobel

Bota

Zbuluan receptorët për temperaturën dhe prekjen/Dy shkencëtarë amerikanë fitues të çmimit Nobel

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 15:55
David Julius dhe Ardem Patapoutian

Dy shkencëtarë amerikanë që zbuluan sesi trupi i njeriut ndjen ngrohtësinë e Diellit ose përqafimin e një personi të dashur kanë fituar Çmimin Nobel.

David Julius dhe Ardem Patapoutian do të ndajnë çmimin e këtij viti në Mjekësi “për zbulimet e receptorëve për temperaturën dhe prekjen”, njoftoi sot Komiteti i Nobelit.

“Në jetën tonë të përditshme ne i marrim këto ndjesi si të mirëqena, por si fillojnë impulset nervore në atë mënyrë që temperatura dhe presioni të mund të perceptohen? Kësaj pyetjeje i janë pëgjigjur laureatët e këtij viti të Çmimit Nobel”, tha Komiteti i Nobelit.

Julius, profesor në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, dhe Patapoutian, profesor në Institutin e Kërkimeve Scripps në Kaliforni, do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë më shumë se 1.1 milion dollarë.

Ndarja e Nobelit nis çdo vit me çmimin për Mjekësi.

Çmimet për Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi do të ndahen gjatë ditëve në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat