Industria e aviacionit pritet t'iu rikthehet niveleve para-pandemike më 2024

Bota

Industria e aviacionit pritet t'iu rikthehet niveleve para-pandemike më 2024

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 18:20
Aeroplanë të prodhuar nga kompania Boeing, shihen të renditur në një aeroport të Francës.

Kompania e prodhimit të aeroplanëve, Boeing, ka thënë se pret që do të duhen edhe dy vite e gjysmë që aviacioni global të kthehet në nivelet para pandemisë së koronavirusit.

Nënpresidenti për marketing komercial në këtë kompani, Darren Hulst, ka thënë se “industria rimëkëmbet në nivelet e vitit 2019 të trafikut, në fund të vitit 2023 apo në fillim të vitit 2024”.

Sipas parashikimeve të kësaj kompanie, fluturimet e brendshme do të rikthehen më lehtë, për dallim nga ato ndërkombëtare, pjesërisht për shkak të kufizimeve të qeverive në botë.

Sipas Boeing këto kufizime duhet të lirohen për të mundësuar përmbushjen e kërkesave që ekzistojnë tani në treg.

Vitin e kaluar, numri i pasagjerëve ka rënë për 60 për qind, në 1.8 miliard dhe industria besohet të ketë humbur 126 miliardë dollarë, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA)./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat