Shpërthejnë memet me gafën e bërë nga ministri

Bota

Shpërthejnë memet me gafën e bërë nga ministri

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 20:32
Chris Hipkins

Ministri përgjegjës për Covid-19 në Zelandën e re, Chris Hipkins është bërë shënjestër e memeve në internet, pas një gafe që bëri në një konferencë për shtyp.

Teksa po fliste për situatën e koronavirusit në vend, Hipkins ngatërroi fjalët dhe u bëri thirrje njerëzve që të distancohen kur dalin jashtë dhe të “hapin këmbët”.

Drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë në vend, Dr. Ashley Bloomfield, qëndronte pranë Hipkins në podium dhe ngriti vetullat teksa e dëgjoi atë të thoshte gafën.

Më vonë, Hipkins sqaroi se në vend të “hapni këmbët” ai e kishte fjalën për “stretch their legs”, thënë ndryshe të bësh një shëtitje të shkurtër pasi je ulur në një vend për pak kohë.

Pavarsisht se situata u sqarua, gafa nuk i shpëtoi internetit, ku shpërthyen memet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat