Situata në Afganistan: Mblidhen Ministrat e jashtëm të NATO-s

Bota

Situata në Afganistan: Mblidhen Ministrat e jashtëm të NATO-s

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 17:06
NATO

Ministrat e jashtëm të NATO-s pritet të takohen të premten për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar në Afganistan.

Kështu ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, i cili ka thënë se am thirrur një takim të jashtëzakonshëm virtual të ministrave të jashtëm të NATO -s.

“Kam thirrur një takim të jashtëzakonshëm virtual të Ministrave të Jashtëm të NATO -s këtë të premte, me 20 gusht për të vazhduar koordinimin tonë të ngushtë dhe për të diskutuar qasjen tonë të përbashkët për Afganistanin”, ka shkruar Stoltenberg.

Të martën, Stoltenberg njoftoi se NATO kishte pezulluar çdo mbështetje financiare për qeverinë afgane, pasi talebanët e morën në kontroll Kabulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat