​SHBA u kërkon talibanëve të mos e pengojnë evakuimin nga aeroporti i Kabulit

Bota

​SHBA u kërkon talibanëve të mos e pengojnë evakuimin nga aeroporti i Kabulit

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë udhëzuar talibanët të mos pengojnë evakuimin nga aeroporti i Kabulit.

Kreu i Komandës Qendrore të SHBA u takua me udhëheqës të lartë talibanë dhe bëri thirrje që luftëtarët e tyre të mos ndërpresin operacionin e evakuimit të SHBA në aeroportin afgan në Kabul, njoftoi një zyrtar i lartë ushtarak amerikan.

Ai tha se në takimin e mbajtur dje në Doha, Katar, gjenerali Frank Mackenzie mori miratimin e talibanëve për të krijuar një marrëveshje sipas së cilës operacionet e evakuimit në aeroportin në Kabul mund të vazhdojnë pa ndërhyrjen e sundimtarëve të rinj të vendit.

Zyrtari nuk donte që emri i tij të jepet sepse ai nuk ka miratimin zyrtar për të folur për këto bisedime të ndjeshme.

Ai tha se Mackenzie u bëri thirrje talibanëve të mos ndërpresin evakuimin dhe tha se ushtria amerikane do të përgjigjet fuqishëm për të mbrojtur aeroportin nëse është e nevojshme.

Talibanët morën pushtetin në Afganistan në një ofensivë të shpejtë dy javë para se Shtetet e Bashkuara të planifikonin të përfundonin tërheqjen e trupave të tyre pas një pranie të kushtueshme 20-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat