Drejtori i Policisë në Dubai flet pas shpërthimit të fuqishëm në port

Bota

Drejtori i Policisë në Dubai flet pas shpërthimit të fuqishëm në port

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 09:15
Foto

Shkaku i shpërthimit në një anije kontejnerësh të ankoruar në Portin Jebel Ali të Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), mund të ketë qenë nga materialet e ndezshme në disa kontejnerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Policisë së Dubait, Khalifa Al Marri, në një deklaratë për Dubai TV tha se sipas informacioneve të para në 3 prej 130 kontejnerë në anije ka materiale të ndezshme, duke shtuar se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të njërit prej kontejnerëve.

Ai tha se nuk kanë hasur materiale radioaktive në anije ndërsa zjarri që shpërtheu është vënë nën kontroll.

Porti Jebel Ali, një ndër më të rëndësishmit në EBA, ndodhet në një distancë prej 30 kilometrash nga Dubai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat