Jepet alarmi për vullkanin e famshëm

Bota

Jepet alarmi për vullkanin e famshëm

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 14:37
Vullkani “Taal”

Vullkani “Taal” është riaktivizuar në Filipine duke bërë që autoritetet të japin alarmin.

Mediat lokale publikuan pamje nga shpërthimi i djeshëm në të, i cili u shoqërua me një sasi të madhe gazi dhe pluhuri të hedhur në atmosferë, ndërsa toka dridhej vazhdimisht.

Ajo që i tremben ekspertët ka të bëjë me daljen e llavës, e cila sipas tyre është mjaft afër tokës dhe se pritet të shpërthejë nga momenti në moment.

Nisur nga kjo, autoritetet kanë shpërngulur dhjetra mijëra banorë nga zona përreth shpërthimit të vullkanit, i cili për nga fuqia i ngjan një shpërthimi bërthamor sipas ekspertëve filipinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat