Mariupol: Çfarë ndodh brenda qytetit ukrainas të rrethuar nga rusët

Bota

Mariupol: Çfarë ndodh brenda qytetit ukrainas të rrethuar nga rusët

Nga: Tim Ogden Më: 25 qershor 2021 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Sikur të isha në skelë vetëm disa ditë më parë duke shëtitur, do të kisha dëgjuar zhurmën  dalluese  të artilerisë ruse. Politikanët ukrainas janë të etur që ta kthejnë qytetin e Mariupolit (me 440.000 banorë) në një resort të ngjashëm me ato që ndodhen në Krime dhe Turqi. Megjithatë, përkundër klimës së këndshme, ky qytet ngjan më shumë si Port Talbot sesa një resort sub-tropikal.

Instalimet e gjera industriale të portit të qytetit, të ndërtuara nga Car Aleksandri III në vitet 1880, nderen përgjatë horizontit. Kur Deti Azov mbërrin në qytet, ujërat e tij të kaltër në të blu janë ngjyrosur në një ngjyrë kafe me baltë.

Viktimat më të fundit të Ukrainës ishin gjatë manovrave të papritur të trupave ruse vetëm disa kilometra larg që këtej. Një pjesëtar i trupave të marinës u vra nga një snajper: plumbi i shqeu helmetën, që tani rruhet si kujtim në kazermat e regjimentit të tij. Relikja ndodhet pranë gëzhojave dhe afisheve të shërbimit funeral.

Mbi faltore janë të varura të gjitha fotot e marinsave të rënë. Por këta janë vetëm burrat që vdiqën në këtë batalion. Për të pasur një ide më të plotë mbi ukrainasit e rënë në betejë, duhet të vizitoni kryeqytetin Kiev, dhe të lexoni mijëra emra në Murin e Kujtesës në Manastirin e Shën Mikaelit.

Ky memorial është një statujë metalike e një ushtari ukrainas, e shoqëruar me disa krahë qiellorë. Gjithsesi, përkrenarja e tij është e vërtetë; ashtu si pushka e engjëllit të hekurt. Të dy i përkisnin një marinsi të vrarë disa vjet më parë.

Ata pak pushues ukrainas që vendosin të rrezikojnë një udhëtim për në Mariupol,ju duhet t’u nënshtrohen kontrolleve të imtësishme. Termusët do të kontrollohen me imtësi, ndërsa peshqirët e plazhit do të kontrollohen me tytat e kallashnikovëve sovjetikë.

Pa iu nënshtruar një inspektimi, askush nuk hyn dhe del prej këtej. Qyteti nuk duket aspak si qytetet perëndimore si Lviv apo Kiev, të cilat ngjajnë me Parisin apo Milanon shumë më tepër se sa ndonjë vendi tjetër i ish-Bashkimit Sovjetik.

Midis pikave të kontrollit shtrihen llogore të hapura rishtazi, të lidhura së bashku me tela me gjemba. Aty qëndrojnë të njëjtët të rinj që tronditin vizitorët e paktë, në vendrojat e ndërtuara nga pishat që janë të zakonshme në të gjithë Ukrainën.

Shumë presin që të shpërthejë sërish lufta. Sapo je brenda perimetrit, qyteti i rrethuar duket tamam si çdo qytet tjetër i Evropës Lindore:biznesmenët e rinj shkruajnë në lap-topët e tyre nëpër kafene, grupe adoleshentësh të qeshur ulen pranë tyre duke biseduar. Në rrugë, kamionët ushtarakë të kujtojnë disi të kaluarën, që shpesh injorohet.

Ka një përzierje ndjenjat të tensionit dhe shkujdesjes, një grumbull emocionesh paradoksale të cilat londinezët i ndjenin gjatë bombardimeve naziste në Luftën e Dytë Botërore. Që kur nisën luftimet në vitin 2014, kjo zonë është sulmuar vazhdimisht nga rusët, por çdo përpjekje për të thyer linjat mbrojtëse ukrainase ka dështuar.

Mariupol ndodhet midis Krimesë së aneksuar tashmë nga Moska dhe së ashtuquajturës Republika e Donbasit. Qyteti është një dëshmi e dështimit ushtarak të Kremlinit, dhe kjo është arsyeja pse autoritetet lokale janë të shqetësuara.

Tani pijedashësit e qytetit qëndrojnë më vonë jashtë shtëpisë. Shumica mblidhen në parkun qendror, një zonë që natën shkëlqen nga dritat shumëngjyrëshe që ndriçojnë burimet e ujit. Bohemët e orëve të vona janë thuajse të gjithë të rinj, dhe kryesisht çifte; vodka dhe birra duket se janë pijet e përzgjedhura.

Ndërkohë ushtarët e Mariupolit,qëndrojnë në pritje të ndonjë sulmi tjetër të rusëve. Komandanti i batalionit 503 të Korpusit Detar, koloneli Vadim Sukharevski, thotë se njerëzit e tij përdoren për luftimet në distancë të shkurtër, ndonjëherë deri në 60 metra. “Madje në vitin 2017, ne u angazhuam në luftimet trup me trup”- thotë ai.

Rajoni i Donjeckut është një fushë beteje prej gati një dekade. Tani shumë gjëra varen nga planet që ka Xho Biden mbi Vladimir Putin. Por marinsat mbeten optimistë. “Ne jemi gati“- thotë njëri prej tyre, duke buzëqeshur. “Ne jemi gjithnjë gati”. / bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat