Sekretari i NATO-s: Nëse një vend anëtar ka sulme kibernetike, sulmohet e gjithë aleanca

Bota

Sekretari i NATO-s: Nëse një vend anëtar ka sulme kibernetike, sulmohet e gjithë aleanca

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 12:53
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Veriatlantike, Jens Stoltenberg, ka folur gjatë “Forumit 2030″ që po mbahet në Bruksel.

Stoltenberg tha se neni 5 i cili thekson se ”një sulm mbi një anëtar është sulm mbi të gjithë anëtarët”, do të përfshijë edhe sulmet kibernetike që mund të ju bëhet vendeve të NATO-s.

“NATO do të bëjë të qartë se neni 5 që sulmi mbi një nga vendet anëtare është sulm mbi të gjithë dhe që lidhet me një përgjegjësi kolektive, përfshirë sulmet kibernetike dhe hapësinore”.

Stoltenberg theksoi se ishte e rëndësishme të kishim një qasje të qëndrueshme “mbi të gjitha fushat tona – ajrin, detin, tokën, por edhe kibernetikën dhe hapësirën”.

“Çdo sulm ndaj aftësive hapësinore si satelitët dhe kështu me radhë, ose sulmet nga hapësira, do ose mund të aktivizonin Nenin 5”.

Sulmet kibernetike janë shqetësim në rritje që synim kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bizneset.

Këto sulme kibernetike po bëhen nga hakerët rus.

Shtëpia e Bardhë njoftoi nëpërmjet një komunikate që në fund të Samitit të NATO-s do të bëhet përtërirja e nenit 5 duke përfshirë tani edhe sulmet kibernetike.

Sipas këshilltarit të sigurimit kombëtar të Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan, kjo do të tregojë nëse një vend anëtar i organizatës NATO, do të ketë nevojë për mbështetje teknike.

“Kjo do të tregojë se nëse një anëtar i aleancës ka nevojë për mbështetje teknike ose të inteligjencës në përgjigje të një sulmi kibernetik, ai do të jetë në gjendje të kërkojë sigurimin e ndërsjellë të mbrojtjes për të marrë ndihmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat