Historike, kryhet transplanti i parë i mushkërive nga dhurues të gjallë te një pacient me COVID-19

Bota

Historike, kryhet transplanti i parë i mushkërive nga dhurues të gjallë te një pacient me COVID-19

Më: 9 prill 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Një grua japoneze mushkëritë e së cilës ishin dëmtuar nga COVID-19, e ka pranuar atë që doktorët thonë të jetë transplanti i parë i mushkërive nga dhuruesit e gjallë për një pacient koronavirusi.

Spitali Universitar i Kijotos ka thënë që gruaja iu nënshtrua një operacioni 11 orësh nga një ekip prej 30 mjekësh këtë të mërkurë, pasi pranoi inde të mushkërive nga bashkëshorti dhe i biri i saj.

COVID-19 njihet si shkaktar i dëmeve të mëdha në mushkëri te disa pacientë, dhe plot njerëz nga e mbarë bota kanë pranuar transplantim mushkërish si trajtim ndaj dëmeve të shkaktuara nga kjo sëmundje.

Kirurgu torakal, Hiroshi Date, e udhëhoqi këtë operacion dhe tha që kjo jep shpresë për pacientët që vuajnë nga dëmet e mëdha të shkaktuara nga COVID-19.

“E kemi demonstruar q tani kemi një opsion të transplantimit të mushkërive [nga dhuruesit e gjallë], ka thënë Date në një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat