Ekspedita drejt kanalit të Arktikut veriperëndimor

Bota

Ekspedita drejt kanalit të Arktikut veriperëndimor

Më: 22 mars 2021 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Dy mjekë nga Afrika e Jugut kanë hequr bluzat e bardha dhe po trajnohen për një udhëtim të rrezikshëm me varkë me rrema për të përshkuar korridorin e Arktikut veriperëndimor, një gjatësi prej 4 mijë kilometrash. Nëse ekipi prej 14 anëtarësh e përfundon me sukses udhëtimin, përgjatë veriut të Kandasë në Alaskë, ata do të hynin në histori, pasi të gjitha përpjekjet e mëparshme për të lundruar me varka me rrema në ujërat e akullta kanë dështuar.

Ka patur disa përpjekje për të kaluar korridorin e Arktikut veriperëndimor me varka me rrema, por askush nuk ia ka dalë.Një ekip prej 14 vetësh, përfshi dy mjekë nga Afrika e Jugut, po trajnohen për të hyrë në histori me përpjekjen e tyre të planifikuar vitin që vjen. Leven Brown është drejtues i ekspeditës.

“Askush nuk e pushton dot atë kanal, por oqeani e mundëson kalimin. Do të jemi me fat nëse kalojmë kanalin veriperëndimor, të lundrojmë nga “Pond Inlet” në pjesën e sipërme në të djathtë të Kanadasë deri në pjesën e poshtme në krahun e majtë të Alaskës, një vend i quajtur Point Barrow.”

Në dekadat e kaluara, kalimi përmes ujërave të akullta ka qenë i mundur vetëm për anijet e mëdha. Por pakësimi i akullit gjatë verës do ta lehtësojë lundrimin e ekipit, çka do të jetë sfidë fizike dhe mendore.

Daniel Lobjot është punonjës i ndihmës së shpejtë mjekësore në Afrikën e Jugut.

“Do të jemi ne përballë elemetëve të ashpër të natyrës, ndërsa përdorim rremat për të lundruar për disa javë rrjesht. Presioni në mendjen time do të jetë sfida më e madhe që më duhet të kapërcej. Droja ime është përballja me veten time.”

Gjatë lundrimit, ekipi do të përdorë mjete shkencore për të mbledhur të dhëna për ndryshimet klimatike dhe botën e egër, thotë Leven Brown që do të kryesojë ekspeditën.

“Shpresojmë të jemi ekspedita e parë e kohëve moderne që përshkon kanalin veriperëndimor. Dhe të arrijmë të mbledhim të dhëna për klimën dhe mjedisin. Kjo do të ishte e pamundur 50 vite më parë.”

Pavarësisht dështimeve në të kaluarën, ekipi shpreson që brenda dy muajve të kalojë trajektoren veriperëndimore me varkë me rrema, para rikthimit të motit të ashpër dimëror, thotë pjesëtari i ekspeditës Daniel Kritzinger.

“Ka patur përpjekje në vitin 2013 për të lundruar me varkë me rrema në kanalin veriperëndimor, por pa sukes si rezultat i akullit. Shpresojmë që shtegu të mos jetë i ngrirë dhe të jemi të parët që lundrojmë deri në fund përmes kanalit.”

Ekipi do të nisë një ekspeditë tjetër për t’i ndihmuar të përgatiten. Në qershor, ata do të lundrojnë nga Newcastle e Anglisë në Orkney, një distancë shumë më e shkurtër se gjatësia e kanalit të rktikut veriperëndimor./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat