U raportua se nga rrëzimi i helikopterit në Afganistan humbën jetën nëntë ushtarë

Bota

U raportua se nga rrëzimi i helikopterit në Afganistan humbën jetën nëntë ushtarë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Nëntë pjesëtarë të forcave të sigurisë në Afganistan, kanë humbur jetën dy ditë më parë kur helikopteri i tyre transportues Mil Mi-17V-5 u godit nga një raketë, gjatë fluturimit mbi malet e provincës Vardak në lindje të Afganistanit.

Nga rrëzimi i helikopterit kanë humbur jetën katër anëtarë të ekuipazhit dhe pesë anëtarë të njësisë speciale, kurse përgjegjësinë për sulmin e ka marrë milicia Abdul Gani Lipur një formacion ushtarak.

Rrëzimi i helikopterit vetëm sa ka krijuar përçarje më të mëdha mes qeverisë afgane dhe njësive rajonale, që vetëm formalisht janë nën kontrollin e qev3erisë në Kabul.

“Kanë qenë luftime të ashpra. Na kanë qëlluar nga helikopteri me raketa, jemi detyruar t’i kundërpërgjigjemi dhe të luftojmë”, ka thënë Mohammad Hussein Tavan, ndihmësi i liderit të milicisë që ka rrëzuar fluturaken.

Edhe pse zëdhënësi i këtij grupi ka thënë se nuk e di nëse helikopteri është rrëzuar pas të shtënave apo për shkak të ndonjë gabim teknik, pamjet e publikuara në internet tregojnë se helikopteri ushtarak Mi-17V-5 në fakt është godit me raketë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat