Britanikja heq mbulesën, i kthehet pamjes perëndimore

Bota

Britanikja heq mbulesën, i kthehet pamjes perëndimore

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Me syze dielli e rroba të zakonshme për stilin e veshjes në Perëndim, britanikja Shamima Begum duket si person tjetër.

Megjithatë, ajo është nusja 21-vjeçare xhihadiste, e cila është fotografuar e veshur në stilin perëndimor. Kohëve të fundit, ajo po përpiqet që të kthehet në Britani.

Ajo u pajtua që të fotografohej gjatë fundjavës, përderisa po ecte në kampin “Roj”, ku janë duke u mbajtur përkrahësit e ISIS-it në pjesën verilindore të Sirisë.

Ndonëse pranoi të fotografohej, ajo nuk pranoi të jepte ndonjë koment përderisa avokatët e saj po mundohen ta sfidojnë vendimin për heqjen e shtetësisë britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat