Vala e fundit e motit ekstrem në SHBA/ Dimri nuk ka ikur, borë dhe tornado në vend

Bota

Vala e fundit e motit ekstrem në SHBA/ Dimri nuk ka ikur, borë dhe tornado në vend

Më: 14 mars 2021 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

SHBA-ja po përgatitet të përballet sërish me një valë moti ekstrem ndërsa stuhitë dimërore të fundit të dimrit po intensifikohen.

Një sistem që lëviz ngadalë mund të sjellë reshjet më të mëdha të dëborës në dekada në zonën lindore dhe perëndimore para se të zhvendoset në lindje dhe qendra për parashikimin e stuhive ka lëshuar një paralajmërim të nivelit të tretë, nga pesë gjithsej, për mot ekstrem. Pjesë të Uajonming dhe Bebraskës janë nën paralajmërime për mot ekstrem ndërsa paralajmërime për stuhi dimërore janë në fuqi në pjesë të tjera të rajonit. Sistemi do të sjellë reshje të dendura shiu dhe borë po ashtu para se të zhvendoset drejt bregut lindor të SHBA-së, javën e ardhshme, duke sjellë me vete edhe atje ditë të lagështa.

Në pjesët qendrore të SHBA-së, ekspertët parashikojnë reshje të dendura bore, që kanë nisur ndërkohë që nga e shtuna, por kulmi do të mbërrijë gjatë të dielës e në vijim. Denveri mund të shohë deri në 60 centimetra borë ndërsa disa rajone të tjera mund të regjistrojnë edhe dyfishin e kësaj sasie.

Në fakt, zona nuk është e pamësuar me reshje bore në mars. Në fakt ky muaj në pjesën qendrore është edhe ai që historikisht sjell më shumë borë në Colorado dhe Uajoming. Në anën tjetër, në Texas janë regjistruar disa tornado, që kanë bërë që të përmbysen mjete në rrugë. Breshër me përmasat e një topi bejsbolli është raportuar në Randall të Texas-it, ku dy tornado u raportuan në të njëjtën kohë dhe disa linja elektrike janë ndërprerë.

Në pjesën më të madhe qendrore të SHBA-së ka edhe paralajmërime për përmbytje dhe shumë lumenj i janë afruar pikës së tyre kritike ndërkohë që shiu parashikohet të vijojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat