Masakër globale mbi lumenjtë

Bota

Masakër globale mbi lumenjtë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Më shumë se gjysma e lumenjve në botë është prekur dhe dëmtuar nga aktiviteti njerëzor në 200 vitet e fundit. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer mbi 2500 lumenj nga një grup ndërkombëtar kërkimor nën drejtimin e universitetit francez të Toulouse dhe të publikuar në revistën Shkenca.

Lumenjtë dhe liqenet pavarësisht se zënë vetëm 1% të sipërfaqes së globit, kanë një rëndësi shumë të madhe për biodiversitetin tokësor.

Gjithashtu ujërat e tyre ushqejnë një varietet të ekosistemeve, thelbësore kjo për njeriun dhe jetën. Por gjatë shekujve shfrytëzimi i tepruar me peshkim, me zaptim të brigjeve, futjen e specieve të huaja jo autoktone pra, ndotja mjedisore dhe ndryshimi klimatik kanë dëmtuar shumë lumenjtë.

Nëpërmjet analizimit të hollësishëm mbi 2456 grykëderdhje, rezulton se 53% e tyre ka pësuar ndryshime të rënda në terma biodiversiteti. Më të paprekurit sot janë rrjedhat ujore në Australi dhe në zonat tropikale të Afrikës, ku janë përqendruar 3900 specie, rreth 21% e faunës ujore botërore.

Ekpertët thonë se duhet përqëndruar vëmendja aty ku prezenca, gjurma dhe dëmi që ka shkaktuar njëriu ëhstë më i rëndë, për të shpetuar nga zhdukja gjallesat dhe për të respektuar objektivat ndërkombëtare për vitin 2030.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat