Nëna tmerrohet kur sheh në këtë dyqan lodrat e seksit përballë lodrave të fëmijëve

Bota

Nëna tmerrohet kur sheh në këtë dyqan lodrat e seksit përballë lodrave të fëmijëve

Më: 21 janar 2021 Në ora: 09:44
Foto Ilustrim

Nëna e katër fëmijëve tha se u desh të ua mbyllte sytë fëmijëve të kalojnë aty.

Një nënë u tmerrua kur pa lodrat e seksit për të rritur të vendosura përballë seksionit të lodrave të fëmijëve në një dyqan në Angli.

Ky dyqan është Poundland, dhe këto lodra ishin vendosur në mesin e seksionit të ditës së Shën Valentinit.

Image

 

Ajo tha se ato ishin të vendosura shumë të ekspozuara, pa u munduar fare që të fshihet qëllimi i tyre.

Nëna u desh të ua mbyllte sytë fëmijëve të vetë teksa kaluan në atë seksion që të mos shohin gjësendet që sipas saj, fëmijët nuk duhet t’i shohin.

Nëna e katër fëmijëve nuk deshi të bënte publik emrin e vet, por vetëm tregoi se në cilin dyqan kishte ndodhur kjo.

Ajo tha se ishte plotësisht pa fjalë kur pa gjësendet të ekspozuara në atë mënyrë. Nëna kishte sjellë fëmijët në dyqan që të ua blinte disa lodra meqë janë duke hyrë në karantinë.

Por kur ajo po i dërgonte fëmijët drejt seksionit të lodrave, ajo pa lodrat e seksit të ekspozuara në atë mënyrë pikërisht në altarin e lodrave për fëmijë.

Ajo mendon se ato duhet të vihen në ndonjë kënd të dyqanit, e jo në pjesën që frekuentohet më së shumti nga fëmijët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat