Një objekt misterioz në formë trekëndëshi është parë në një prej hangarëve të Area 51

Bota

Një objekt misterioz në formë trekëndëshi është parë në një prej hangarëve të Area 51

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:18
foto nga vendi ngjarjes

Piloti fluturoi afër bazës sekrete ushtarake dhe bëri 1 mijë foto gjatë ditës së Krishtlindjeve.

Një pilot privat ka kapur pamje të pabesueshme në qendrën e testimit dhe trajnimit të Nevadës dhe në Area 51, ku shihet një formë misterioze trekëndëshe brenda një hangari të hapur

Gabe Zeifman, është pilot privat dhe fotograf amator, kaloi ditën e krishtlindjeve në aeroplanin e vet mbi këto zona duke bërë mbi 1 mijë foto

Image

Objekti në hangar është renda Area 51, dhe duket mjaftë i madh, mirëpo nuk mund të dallohet se çfarë është pasi që fotografia është bërë nga shumë larg.

Ai duket të jetë hangari i vetëm i hapur. Area 51 është një nga fakultetet më sensitive ushtarake që gjendet në Nevada, brenda një zone të trajnimit ushtarak.

Çdo gjë që ndodhë brenda Area 51 është e kalsifikuar si top sekret dhe ka një siguri shumë intensive rreth kësaj baze, prandaj ka shumë teori konspiracioni rreth idesë se ky vend përdoret për të kapur alienë.

Image

  Area 51 është zbuluar nga CIA në vitin 1955 si fakultet testimi për pajisje spiunazhi, dhe me gjasë përdoret edhe më tani për të testuar pajisje eksperimentale që janë të klasifikuara.

Njerëzit kanë filluar të japin idetë e tyre se çfarë mund të ketë qenë objekti, dhe shumë mendojnë se mund të ketë qenë ndonjë avion alienë, por asgjë nuk dihet. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat